Shëndetësi
Miksoi ujë me kripë dhe pastroi me të hundën. Kur u ngrit në mëngjes, burri i tregoi disa gjëra që do t’i mbajë mend gjithë jetën
Gërhitja është një problem shqetësues që e ndeshin shumë njerëz. Nëse jeni një prej tyre, duhet t’i dini patjetër këto gjëra. Do t’ju ndihmojnë ta shmangni atë dhe të bëni një gjumë të qetë.
Mos flini gjumë me shpinë
Disa njerëz gërhijnë kur flenë gjumë me shpinë. Do të ishte mirë që të zgjidhni një pozicion tjetër kur flini.
Zhbllokoni hundët para se të flini
Zhbllokimi i hundës me ujë të kripur është shumë efektiv kur bëhet fjalë për luftën kundër gërhitjes. Thithni me hundë pak nga përzierja me ujë të kripur dhe më pas nxirreni jashtë. Bëjeni këtë para se të flini.
Përpiquni të humbni peshë
Njerëzit që kanë probleme me obezitetin, kanë tendencë të kenë probleme me gërhitjen sepse presioni që ushtrohet mbi trup është shumë i madh. Kalciumi zvogëlon presionin dhe kështu keni më pak shanse të gërhisni.
Lini duhanin
Kjo është vetëm një arsye tjetër përse duhet të lini duhanin. Pirja e duhanit irriton rrugët e frymëmarrjes dhe shkakton gërhitje.
Qëndroni të hidratuar
Sekretimet e hundës bëhen ngjitëse nëse trupi juaj nuk hidratohet, gjë që çon në probleme me frymëmarrjen. Kjo çon natyrisht në gërhitje, ndaj mbani gjithmonë një gotë ujë pranë jush.
Reduktoni sasinë e kripës
Shmangni ushqimet shumë të kripura, sepse natriumi që qarkullon në gjak çon në dehidratim.