Shëndetësi
Mos bëni gabime, kjo është mënyra se si duhet konsumuar hudhra çdo ditë
Hudhra është një burim i mirë i mineraleve si hekur, kalcium, kalium, bakër, mangan, fosfor dhe kalium. Gjithashtu përmban aminoacide dhe disa minerale të rralla si telur, selen, dhe germanium.
Ajo është një superushqim që nuk duhet ta humbisni. Vetitë e saj të fuqishme anti-mikrobiale janë të shumta, kundër baktereve, viruseve, kërpudhave, parazitëve të zorrëve.
Konsumi i rregullt i 2-3 thelpinjve hudhër për ditë do të ndihmojë për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore:
Anti-mpikëse:
Hudhra mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër trombozës (bllokime të qarkullimit të gjakut).
Parandalimin e kancerit:
Ato reduktojnë ndjeshëm rrezikun e shumë llojeve të kancerit, veçanërisht të zorrës së trashë dhe kancerit të stomakut.
Kundër të ftohurit:
Nëse mendoni se po ju vjen rrotull një virozë apo e ftohur, hani dy thelpinj hudhër për ta parandaluar atë. Por hajini edhe nëse jeni ftohur, për të përshpejtuar shërimin.
Diabeti:
Merrni një ose dy thelpinj çdo ditë për të ulur nivelin e sheqerit tuaj në gjak.
Toksiciteti:
Komponimet e squfurit të gjetura në hudhër do të ndihmojnë që të largoni toksinat, plumbin dhe metale të tjera të rrezikshme të rënda nga gjaku.
Përgatitja e mëposhtme para se të shkoni për të fjetur
Prejini imët dy thelpinj hudhër të freskët dhe lëreni në ambient për 5-6 minuta. Ajo do të çlirojë një enzimë të quajtur alliinase. Mblidhni hudhrën e copëtuar në një lugë dhe gëlltiteni atë me ujë. Gjithashtu, mos harroni të pini një gotë të madhe me ujë në mëngjes.