Shëndetësi
Mos i hidhni lëkurat e portokallit, përdorini për dobësim të shpejtë. Ja se si…
Portokallet jannë ndër frutat më të shëndetshme, të pasura me vitaminë C, A dhe B. Gjithashtu përmbajnë magnez, fosfor, calcium dhe vlera të tjera ushqyese. Zakonisht, pas ngrënies së portokallit ju i hidhni tutje lëkurët e tij. Por, duhet të dini se ato përmbajnë më shumë vlera ushqyse se sa vetë tuli i portokallit.
Herën tjetër, kur të hani portokall mos i hidhni lëkurët sepse mund t’i përdorni në një mënyrë shumë të dobishme: të mbani trupin në formë. Ato janë shumë efektive në humbjen e peshës për shkak të përbajtjes së vitaminës antioksidante C, e cila ka aftësi të djegë dhjamin.
Së pari, qëroni portokallet dhe vendosini lëkurët në një vend të frekët dhe të thatë. Lërini të thahen dhe më pas janë gati për t’i përgatitur në formën e çajit.
Përbërësit:
1 lugë gjelle lëkurë portokalli (të thara)
1 gotë ujë i nxehtë
1 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Shtoni lëkurët e portokallit në një enë me ujë të nxehtë dhe lëreni të ziejë për rreth 10 minuta. Më pas, kullojeni çajin dhe hidheni atë një një filxhan.
Shtoni më pas edhe mjaltin sipas dëshirës. Mund të konsumoni 2 gota në ditë nga ky çaj me lëkurë portokalli.
Kjo do t’ju ndihmojë të mos shtoni në peshë, duke mbajtur kështu trupin në formë.