Shëndetësi
Mos shpenzoni më para, sepse vetëm me këtë përzierje i bëni thembrat tuaja të duken perfekte
Këmbët e plasaritura, kryesisht thembrat janë një problem i zakonshëm, sidomos gjatë muajve të verës, kur njerëzit kënaqen duke veshur sandale dhe shapka. Janë një ‘telash’ për shumicën e njerëzve dhe për më tepër nëse çarjet janë të thella, ato mund të jenë të dhimbshme dhe në disa raste mund të bëhen edhe burim infeksioni.
Harrojini produktet e shtrenjta të cilat mund të kenë efekte anësore dhe provoni këtë metodë pa kosto dhe pa dhimbje. Në këtë artikull, ne do t’ju njohim me një zgjidhje natyrale që do t’ju shpëtojë përgjithmonë nga ky problem.
Përbërësit:
Kripë
Lëng limoni
2 lugë gjelle glicerinë (e gjeni në farmaci)
2 lugë çaji ujë trëndafili ( egjeni në farmaci)
Ujë i ngrohtë
Pastrues për thembrat
Skrab për këmbët
Udhëzime:
Miksoni pak ujë të ngrohtë me kripë, 8-10 pika lëng limoni1 lugë gjelle grlicerinë dhe 1 lugë çaji ujë trëndafili. Zhysni këmbët në këtë përzierje dhe mbajini për 15 minuta. Përdorni një pastrues të thjeshtë ose aparat pastrimi për thembrat e këmbëve.
Ndërkohë, për përgatitjen e një metode tjetër, përzieni 1 lugë çaji glicerinë, 1 lugë çaji ujë trëndafili dhe 1 lugë çaji lëng limoni. Aplikojeni në këmbë dhe vishni një palë çorape. Mbajini përgjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes lajini këmbët me ujë të ngrohtë. Përsëriteni këtë për disa ditë derisa këmbët tuaja të bëhen të buta.