Connect with us

Nëse ju shkaktojnë telashe qimet e thinjura, nuk e keni idenë çfarë zgjidhje ekziston (Video)

Shëndetësi

Nëse ju shkaktojnë telashe qimet e thinjura, nuk e keni idenë çfarë zgjidhje ekziston (Video)

Thinjat e para janë ankthi më i madh edhe i meshkujve, edhe i femrave. Çdokush do të dëshironte po të mundte që t’i eliminonte, sipas mundësisë, pa i ngjyrosur.

Tani ekziston zgjidhja! – transmeton Telegrafi.

Doktori Dr. Anthony Youn ka sjellë manekinen me flokë të thinjura dhe ka treguar se si funksionon kjo.

E gjitha që ju nevojitet është patatja më e thjeshtë.

Qërojeni, ndërkaq lëvoren, në vend që ta hidhni poshtë, vëreni në një enë dhe zieni.

Në një filxhan me lëvore nevojiten dy filxhanë ujë. Lërini të valojë dhe lëreni që të ziejë për afro 5 minuta në zjarr të dobët, duke e përzier kohë pas kohe. Pastaj lëreni pak të ftohet.

Kur t’i kulloni lëvoret, do të fitoni ujë të bukur patateje ngjyrë gështenje.

Lajini flokët në mënyrën e zakonshme dhe thajini me peshqir, por të mbeten të njomura.

Pastaj me brushë qitni sasi të mjaftueshme të ujit të patates në të gjitha vendet problematike të flokëve tuaj.

Fshijeni me peshqir tërë lagështinë e mbetur dhe lërini që flokët të thahen. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top