Connect with us

Nëse keni fryrje të barkut, përdorni këto 4 ushqime

Shëndetësi

Nëse keni fryrje të barkut, përdorni këto 4 ushqime

Ndjenja e “të fryrit” të stomakut është një problem që prek shumë njerëz.

Kjo mund të vijë si pasojë e ushqimeve me shumë kalori qëkonsumoni, për shkak të problemeve me tretjen, reduktimit të baktereve të mira në zorrë, kapsllëkut, gazrave etj.

Nëse vuani nga fryrja e barkut dhe problemet me tretjen atëherë ju duhet të ndaloni konsumimin e pijeve me gaz, bishtajoreve, produktet e djathit, ushqimet e kripura dhe pikante, brokolin dhe lakrën, mishin e kuq etj, shkruan “Gazeta Shendeti”.

Ja disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen:

Ananasi: ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjene ushqimit.

Uthulla e mollës: kur ndiheni shumë të fryrë pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë në eleminimin e gazrave dhe fryrjes.

Çaj kamomili: ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe do t’ju qetësonte shumë në këto raste.

Limoni: është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes esëll.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top