Shëndetësi
Nëse as kjo video nuk jua mbushë mendjen ta lini duhanin, asgjë nuk do të mundet (Video)
Nëse edhe kjo nuk mjafton për t’ju bërë ta lini duhanin, atëherë nuk jemi të sigurt se çfarë do t’ju bëjë të hiqni dorë.
Në këtë video të gërditshme, mund të shihni një ish-duhanpirës që e ka incizuar veten duke kollit katran të zi, transmeton Telegrafi.
Personi në fjalë tregon se ka konsumuar kanabis dhe cigare për tetë vite, ndërsa së fundmi ka hequr dorë. Por, qysh në momentin kur ka ndaluar konsumimin e këtyre dyjave, ai ka filluar të kollit substanca të zeza dhe ngjyrë kafe – që dyshohet se është katran. /Telegrafi/