Shëndetësi
Një metodë e thjeshtë për të rritur imunitetin
Imuniteti gjatë dimrit dobësohet dhe është i pambrojtur ndaj viruseve dhe ftohjeve. Truku, i cili vjen nga Rusia, ndihmon në forcimin menjëhershëm të sistemit imunitar, por nuk është edhe aq i këndshëm.
Me siguri që keni parë më parë se si rusët lahen në liqenet dhe lumenjtë e akullt dhe pyetni se pse dikush e bën këtë.
Sigurisht që nuk preferohet kjo mënyrë ekstreme, por Sergei Bubnovski, profesor në Moskës, ka folur gjatë në lidhje me përfitimet e dushit me akull.
Kur jeni në shtëpi i futni këmbët në ujë akull për një minutë e gjysmë, dhe, sipas tij, sistemi imunitar do të rilindë. E rëndësishme është që të derdhni ujë të akullt në një legen dhe të shtoni kube akulli në të. Së pari vendosni këmbët tuaja në ujin e akullt vetëm pesëmbëdhjetë sekonda, edhe pse do të jetë shumë e pakëndshme, duke vazhduar që të zgjatni kohën.
Për t’a bërë këtë histori edhe më interesante, këtë e kanë vërtetuar edhe shkencëtarët britanikë në Institutin për studimin e trombozës dhe erdhën në përfundim se banjot e akullta përshpejtojë metabolizmin në përpjekje për ta ngrohur trupin dhe prandaj aktivizohet sistemi imunitar.