Connect with us

Njihuni me mrekullitë që bën kastraveci

Shëndetësi

Njihuni me mrekullitë që bën kastraveci

Trangulli ose kastraveci është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të mëdha dhe lule të verdha. Fruti cilindrik dhe me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë. Rritet lehtë dhe ka forma dhe madhësi të ndryshme, kryesisht konsumohet i freskët. Kultivohet nga njeriu prej më shumë se 4000 vjetësh.

Origjina e trangullit është India. Sot kultivohet në shumë vende të botës, Kina zë vendin e parë në botë për kultivimin e tij, e pasuar nga Turqia dhe Irani.

Elementët përbërës të Trangullit: Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9), C, K, Minerals; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink, Ëater, Fluoride.

Dobitë shëndetësore të trangullit

– Konsumimi ditor i tij konsiderohet si ilaç për kurimin e kapsllëkut kronik.

– Parandalon sëmundjet e stomakut, ndihmon tretjen dhe  eleminon komponimet toksike të zorrëve.

– Lufton parazitët e zorrëve.

– Pastron rrugët urinare dhe shpërbën gurët në veshka.

– Ul presionin e gjakut, normalizon rrahjet e zemrës dhe minimizon efektet e natriumit.

– Lufton radikalet e lira që çojnë në plakje dhe që shkaktojnë sëmundje të lidhura me moshën.

– Stimulon prodhimin e qelizave të shëndetshme në gjak, nxit prodhimin e insulinës dhe ndihmon të sëmurët me  Diabet.

– Zvogëlon rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit si: kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, kancerin e mitrës dhe të prostatës.

– Lufton erën e keqe të gojës, vret bakteriet që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve, dhe forcon mishrat e dobët të dhëmbëve.

– Largon dhimbjen e kokës dhe migrenën.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top