Lajme
Norvegjia kërkon punëtorë me 4500 euro në muaj, ja profesionet
Norvegjia është në kërkim të inxhinierëve, mësuesve (sidomos ata të shkencave natyrore), mjekëve dhe infermierëve, shoferëve të autobusëve, kuzhinierëve dhe kamerierëve.
Zyra evropiane për punësim EURES ka publikuar raportin ku thuhet se punëtorëve në profesionet e përmendura në lartë, u ofrohet paga mujore prej 4.500 euro.
Sipas raportit të EURES-it, Norvegjisë i mungojnë ekspertët për mekanikë, elektronikë, automatikë, hidraulikë dhe ata që kanë të bëjnë me instalimet dhe furnizimin me ujë.
Po ashtu kërkohen edukatorët për të punuar me fëmijët parashkollorë, psikologët dhe shoferët e taksive.
Kompanitë në Norvegji që kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker”, “Solutions”, “FMC Technologies”, “Statoil”, “National Oilëell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “Aibel”, “Roxar” i “Fabricom”.
Raporti i EURES-it thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon lajmërimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh, në stacionin e policisë lokale në vend, apo pasi shtetasit e huaj gjejnë punën e përshtatshme, raporton “B92”
Ju mund të qëndroni për gjashtë muaj në Norvegji, derisa të punësoheni.
Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë ndër më humanet në botë.
Punëtorët lidhin kontratën me shkrim që përfshin tre deri gjashtë muaj punë provuese, para se të firmoset kontrata afatgjate.
Paga jepet çdo muaj, ndërsa punonjësit do të punojnë 37.5 në javë, ose 7.5 orë në ditë, me një maksimum prej 40 orëve në javë.
Punonjësit kanë mesatarisht 25 ditë pushimi të paguar, ndërsa të gjithë ata mbi moshën 30 vjeçare kanë 30 ditë.LKSCOM detaje nga ky lajm :