Shëndetësi
Nuk je femër nëse nuk e di këtë truk bukurie
Femrat përdorin pafund hile për t’u dukur gjithmonë të bukura dhe të freskëta. Janë disa truqe që i mbajnë gjithmonë parasysh, sepse i nxjerrin gjithmonë nga situata. Por, ka disa prej tyre që mund t’ju kenë shpëtuar. Janë një zgjidhje e madh për ju, ndaj ia vlen t’i mësoni dhe t’i përdorni për çdo rast.
Përdorni llak për vetullat
Në vend të përdorimit të xhelit të vetullave, përdorni një llak të zakonshëm dhe një furçë të vjetër boje vetullash për t’i fiksuar ato.
Forconi thonjtë tuaj
Thjesht zhysni pak pambuk në pak lëng limoni dhe vendoseni në thonj. Mbështillimi edhe me nga një copë letër alumini dhe mbajini për 15 minuta.
Mbani shënim datat e skadencës
Menjëherë pas hapjes së një produkti, mbani shënim datën e skadencës sepse mund të bëhet e rrezikshme për shëndetin nëse përdoret përtej afateve.
Pastroni pajisjet e stilimit të flokëve
Për të pastruar pajisjet stiluese të flokëve, përzieni pak sodë buke me peroksid hidrogjeni. Përdorni një copë të butë, zhyteni në të dhe pastrojini butësisht.