Connect with us

Osteoporoza: Eshtrat e dobët ju bëjnë më të vegjël

Shëndetësi

Osteoporoza: Eshtrat e dobët ju bëjnë më të vegjël

Kur Christine Howis kishte thyer dorën e saj në moshën 51-vjeçare, ajo mendoi se nuk ishte më tepër se sa një aksident.

Pastaj dy vjet më vonë infermierja klinike nga Tunbridge Wells, Kent, rrëshqiti dhe ra, dhe rrezatimi X zbuloi se ajo kishte thyer shpinën në dy vende.

Testet e mëtejshme zbuluan se ajo kishte një hemorragji kurrizore që kërkoi që ajo të mbante një mbajtëse për katër muaj.

Ajo është një gjendje në të cilën eshtrat bëhen të ndjeshëm, si rezultat i ndryshimeve hormonale ose për shkak të mungesës së vitaminës D dhe kalciumit.

Osteoporoza prek 3 milionë njerëz në Britaninë e Madhe. Një në dy gra dhe një në pesë burra mbi moshën 50-vjeçare pësojnë fraktura, si rezultat i dobësimit të eshtrave.

Nuk ka simptoma për të treguar gjendjen e hershme, dhe osteoporoza mbetet e pa diagnozuar derisa të thyhen eshtrat. Një e treta e atyre që vuajnë nga kjo sëmundje, nuk janë në dijeni se janë të prekur.

Ekspertët thonë se trajtimi i eshtrave të dobësuar nuk është i monitoruar pasi që pacientët të pësojnë fraktura.

Taher Mahmud nga Klinika e Osteoporozës në Londër, thotë se gratë mund të humbin 20 për qind të densitetit të eshtrave të tyre në pesë deri shtatë vjetët pas menopauzës, transmeton kp.

Varësisht nga gjendja, klinikat përdorin një kombinim të terapisë me barna.

Christine, e cila ishte trajtuar në klinikë, kishte marrë vitaminën D dhe suplement të kalciumit.

Mahmud tha se Christine pas aksidentit kishte humbur edhe në gjatësi, simptomë kjo kryesore e osteoporozës

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top