Connect with us

Pas këtij artikulli do të vraponi në kuzhinë për të përgatitur çaj xhenxhefili

Shëndetësi

Pas këtij artikulli do të vraponi në kuzhinë për të përgatitur çaj xhenxhefili

Xhenxhefili është një nga ato bimët e cila është tepër e përshtatshëm për shëndetin tuaj, dhe kur e bëni në formë të çajit, të gjitha cilësitë e tij do të bëhen dyfish më të dobishme.

Për shkak të substancave që e përbëjnë, xhenxhefili ka veti shumë të forta antibakteriale, dhe është gjithashtu i dobishëm kundër kërpudhave dhe viruseve. Kjo erëz me shpejtësi të pabesueshme do ta forcojë sistemin tuaj imunitar, nëse ndjeheni të dobët.

Kinezët që nga koha e lashtë e kanë përdorur kundër dhimbjeve të stomakut, reumatizmit, dhimbje dhëmbësh dhe të vjellave.

Konfuci e kishte konsumuar rregullisht për shkak të shëndetit por edhe për shkak tëefekteve afrodiziake (përforcuese), kurse gratë kineze me shekuj e përdorin xhenxhefilin në muajt e parë të shtatzënisë për të lehtësuar të vjellat.

Është e rëndësishme të theksohet se nuk është vërejtur asnjë efekt anësorë gjatë konsumimit të xhenxhefilit në sasi normale.

Çaj xhenxhefili

përbërësit:

– 1 gotë ujë

– 1 rrënjë xhenxhefil të freskët

– mjaltë

Përgatitja:

Vendosni ujin në tas ku zakonisht përgatitni çaj. Kur të vlojë, shtoni xhenxhefilin e copëtuar në feta (1-2 feta për një gotë), dhe lëreni të vlojë për 10 minuta.

Kur të ftohet pak, mund ta pini. Nuk duhet ta shtrydhni. Shtoni mjaltë sipas shijes dhe kënaquni me të mirat e tij. Gjithashtu, mund të shtrydhni një limon, nëse ju pëlqen ‘çaj me limon’./femra.net/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top