Shëndetësi
Përfitimet shëndetësore të eliksirit të trëndafilit dhe si ta përgatisni në shtëpi
Eliksiri i trëndafilit është shumë i shijshëm, por fatkeqësisht njerëzit nuk e vlerësojnë potencialin e tij të plotë. Ky lëng mund të bëj mrekullia dhe ka vlera të pazëvendësueshme për të kuruar shumë gjendje mjekësore.
Ai mund të përdoret për përdorim të jashtëm, ku kuron:
- Plagët e shkaktuara nga çarjet e ndryshme dhe të djegurat
- Dhimbjen
- Kruajtjet e lëkurës
- Pickimet e insekteve
- Puçrrat dhe aknet
- Flluskat dhe fshikjet e krijuara nga kontakti me bimë helmuese
- Muskujt e dëmtuar
Ndërsa kur konsumohet ai mund të shërojë:
- Sulmet e panikut, traumat e shkaktuara tek fëmijët, të rriturit dhe madje edhe tek kafshët
- Ulje të dëshirës seksuale
- Dhimbjet gjatë ciklit menstrual
Duke parë gjithë këto efekte pozitive, ndoshta jeni të interesuar të bëni vetë një eliksir trëndafili. Ja çfarë do t’ju duhet:
- Petale të freskëta trëndafili ( të egra ose shtëpiake, mjafton të jenë pa insekte).
- Alkool i cilësisë së mirë (raki, konjak, etj).
- Një lugë mjaltë.
Përpara se të filloni, duhet të keni parasysh këto këshilla:
- Përpara se të filloni do t’ju nevojitet një kavanoz i çfarëdoshëm, me kushtin e vetëm që të puthitet pas mbylljes. Do t’ju duhet gjithashtu një lugë për përzieje.
- Përzgjidhni trëndafila që kanë shumë aromë. Mund të përdorni trëndafila me ngjyra dhe aroma të ndryshme.
- Kur përzgjidhni mjaltin, përdorni atë që ka ngjyrë më të lehtë dhe të hapur, sepse ato që kanë ngjyrë të errët janë shumë të fuqishëm.
Ja se si përgatisni vetë eliksirin e trëndafilit:
- Vendosini petalet në vazo. Përpiquni ta mbushni sa më shumë të jetë e mundshme.
- Hidhni mjaltin sipër petaleve dhe sigurohuni që ato janë të mbuluara mirë me të. Përdorni lugën për trazim nëse është e nevojshme.
- Hidhni sipër alkoolin e përzgjedhur. Trazoni deri sa të ikin të gjitha flluskat e ajrit.
- Mbylleni mirë kapakun dhe tundeni vazon që ingredientët të përzihen mirë.
- Lërini petalet të zbuten deri 4 ose 6 javë. Për efekt më të mirë, ruajeni vazon në një vend të errët dhe të ftohtë.