Shëndetësi
Pesë lloje stomakësh të cilët nuk thonë që jeni obezë, ku qëndron çështja? (Foto, Video)
Edhe pse çdo rritje stomaku zakonisht e lidhim me peshën e tepërt, kjo nuk është e thënë patjetër të jetë rregull.
Disa lloje “rrudhash” në stomak shfaqen për shkak të stresit të tepruar, ëmbëlsirave të tepërta apo qëndrimit të gjatë ulur, transmeton Telegrafi.
“DREKAT DASHURORE”
Karakteristikat:
Jastëkë të vegjël nga të dyja anët e stomakut.
Shkaktarët:
Qëndrimi ulur, ëmbëlsirat, alkooli.
Si t’i eliminojmë?
Pini më pak alkool. Disa gota vere gjatë javës në afat të gjatë do të rezultojnë me bel më të madh. Ndryshoni ushqimin. Shmangni produktet e dietave dhe ushqimin me pak yndyrë, hani vezë, mish, perime, arra dhe lajthi, peshk të pasur me yndyra dhe avokado. Së paku bëni ushtrime të shkurtra, shëtisni, përdorni shkallët.
STOMAKU NGA STRESI
Karakteristikat:
Fryrja, stomak i fort në zonën e kërthizës.
Shkaktarët:
Stresi kronik, kapërcimi i racioneve, shumë kafe, ushqim i pashëndetshëm (pjekurina, ushqime të fërguara, pije të gazuara…).
Si t’i eliminoni?
Shkoni më herët në krevat. Nën stres jeni dhe flini shumë pak dhe keq, prandaj kjo pengon prodhimin e leptinës, hormon i cili rregullon apetitin dhe metabolizmin. Qetësohuni para se të shkoni në gjumë. Ushtrimet e frymëmarrjes, dushi i gjatë apo meditimet do të ndihmojnë mjaft që të qetësoheni. Mos e teproni me ushtrimet. Ushtroni jogën, bëni shëtitje të gjata apo shkoni në palestër. Përfshijeni magnezin në ushqim.
STOMAKU I POSHTËM
Karakteristikat:
Pjesa e poshtme e shtrirë në trup të hajthëm.
Shkaktarët:
Shtatzënia e fundit, ushtrimet e njëjta monotone dhe të përhershme, kurrizi i shtrembër.
Si t’i eliminoni:
Ushqimi i shëndetshëm dhe me shumë fibra – perime me fletëtë gjelbra dhe bukë nga kokrrat e plota të drithërave. Hiqni dorë nga qëndrimi galiç, praktikoni shtytjet. Pini më shumë ujë dhe zgjidhni ushqimin që tretet lehtë.
STOMAKU I SHTATZËNËS
Karakteristikat:
Edhe pas shtatzënisë stomaku mund të duket sikur të jeni shtatzënë.
Shkaktarët:
Pak kohë po ia kushtoni vetes. Mitra vetë lëshohet pas lindjes. Në kthimin “në të vjetrën” ndihmon ushqimi i bebes me gji që ndihmon kontraktimet e mitrës për ç’shkak ajo tendoset dhe lehtë kthehet në gjendjen fillestare.
Si t’i eliminoni qafe:
Përfshini në ushqim sa më shumë vaj peshku. Merrni çdo ditë fruta arrore, ullinj, vaj bimor. Kjo do t’ju ndihmojnë në luftën kundër lodhjes.
STOMAKU I FRYRË
Karakteristikat:
Fryrja në mbrëmje. Në mëngjes ju është i rrafshët, ndërkaq në mbrëmje i fryrë.
Shkaktarët:
Alergjia në ushqim, metabolizmi i ngadalshëm, çekuilibrimi i zorrëve.
Si t’i eliminoni:
Shmangni glutenin, alkoolin, tharmin, produktet e prodhimtarisë së qumështit. Përfshini në ushqim më shumë perime të freskëta, mish, mish pule dhe mish peshku. Mos kapërceni kafjallin. Ushqimin përtypeni më ngadalë dhe pini shumë ujë, merrni më shumë probiotikë.