Shëndetësi
Pija “magjike” me 4 përbërës që pastron mushkëritë sado vite të keni pirë duhan
Të gjithë janë të njohur me rreziqet që vijnë nga pirja e duhanit, e sërisht vazhdojnë të tymosin duke pretenduar se ajo cigare i qetëson.
Nëse prej disa vitesh me rradhë jeni duhanpirës, dëmi që i keni bërë rrugëve respiratore ëstë shumë i madh, por jo i pakhyeshëm. Katrani që ka mbulua cipën e mushkërive mund të shkaktojë dhimbje gjoksi, koll , bronkit e deri në qeliza kancerogjene.
Pasi të keni hequr dorë nga cigarja, apo ta keni rralluar këtë të fundit, ju duhet të përshpejtoni procesin e pastrimit të mushkërive duke pirë pijen magjike që Living do të japë më poshtë.
- Xhinxher: Kjo rrënjë ka aftësinë për të eleminuar mukozën shtesë në mushkëri. Xhinxheri ka qenë i njohur për fuqitë e tij të veçanta shëruese dhe mund të eliminojë toksinat që mund të gjenden në traktin tuaj të frymëmarrjes.
- Qepa: Mund të lejtësojë simptomat e problemeve të ndryshme të frymëmarrjes dhe madje mund të ndihmojë në luftimin e kancerit.
Për këtë recetë, do t’ju duhet:
Një kilogram qepë
Një rrënjë e vogël xhinxheri
Një litër ujë
400 gram mjaltë
- Në një litër ujë, shtoni mjaltin dhe vendoseni në zjarr.
- Kur uji të fillojë të valojë shtoni qepën dhe rrënjën e xhinxherit. (Qepa dhe xhinxheri duhet të jenë të prerë)
- Shtoni shafranin e Indisë kur përzierja të vlojë sërisht.
- Ulni zjarrin dhe lëreni përzierjen derisa të përgjysmohet.
- Hiqeni nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur hidheni në një kavanoz.
Kjo pije duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet konsumuar nga një lugë në mëngjes esëll dhe në darkë përpara se të hani.