Shëndetësi
Pini ujë gjatë ngrënies, ja çfarë rrezikoni
Edhe një veprim kaq i shkujdesur, si pirja e ujit gjatë ngrënies, mund të jetë një veprim i dëmshëm për shëndetin, sidomos nëse nuk bëhet në mënyrën e duhur. Kjo gjë vlen sidomos nëse pimë ujë gjatë dhe pas vakteve.
Sajti “Mejor con Salud”, ka ekspozuar rreziqet që u kanosen njerëzve, kur menjëherë pas një vakti pinë ujë të ftohtë apo në sasi të tepruar. Uji me temperaturë të ulët mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe i bën më kompakte ushqimet me yndyrë në stomak. Kjo pasi stomaku i tret më mirë ushqimet me të njëjtën temperaturë me organizmin, ndërsa ngadalëson funksionin e tij në rast të temperaturave më të larta ose më të ulëta. Kur procesi i tretjes ngadalësohet, mund të shkaktohen probleme të refluksit gastrik.