Shëndetësi
Pite me mish dhe patate
Pite me mish dhe patate janë receta e rradhës. Janë shumë të shijshme!
Ju marrin pak kohë, por në fund shija do ua shpërblejë.
Përbërësit:
800 gram miell
500 ml ujë të vakët
1 patate
1 qepë
1 lugë gjelle me vaj
500 gram mish të grirë
kripë, piper të zi dhe të kuq
Përgatitja:
Si fillim duhet të punojmë brumin. Në një enë të madhe shtoni miellin, kripën, vajin dhe gradualisht ujin. Punojeni mirë për rreth 10 minuta. E lyeni me pak vaj sipër dhe e lini të pushojë.
Ndërkohë në një tigan skuqni qepën e grirë imët. Kur të jetë zbutur shtoni mishin e grirë dhe pataten e prerë imët.
I përzieni mirë për rreth 2-3 minuta. I rregulloni me kripë e piper. Pas rreth 5 minutash i largoni nga zjarri dhe e lini të ftohet.
Tani është koha për ta ndarë brumin në 4 pjesë të vogla.
I hapni petët mirë, derisa të mos grisen. I spërkatni me pak vaj dhe i mbushni me mishin e grirë. I mbështillni në formë roleje dhe i prisni pak me thikë në mes.
Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj. Sipër vendosni pitet që përgatitët dhe përsëri i lyeni sipër me pak vaj.
Në fund i vendosni në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Mund ti shoqëroni me kos, pasi pitet të jenë gati!