Lajme
Plas sherri në pub, kush është shqiptari që i nguli çelësin në sy truprojës 22-vjeçar
Dritan Hasani është shqiptari i cili për momentin ndodhet në paraburgim dhe pret të dënohet pasi i nguli çelësin në sy një truproje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një pub të Tovo San Giacomos, pasi 29-vjeçari shqiptar me banim në Finale Ligure u konfliktua me të dhe në gjaknxehtësi e sipër kreu veprën penale.
Truproja 22-vjeçar ishte italian dhe kishte disa kohë që punonte në pub.
Sherri verbal degjeneroi në dhunë fizike dhe sipas informacioneve mësohet se gjithçka ka nisur për motive banale.