Connect with us

Preheni gjatë depilimit, ju vije aromë djerse, veç një bustinë çaji ju shpëton

Shëndetësi

Preheni gjatë depilimit, ju vije aromë djerse, veç një bustinë çaji ju shpëton

Dikush zgjedh kafen e një tjeter zgjedh çajin për të kaluar një pasdite mes miqsh, por pasi të lexoni përdorimet e bustinave të përdorura të çajit e sigurtë që do ta preferoni më teper se kafeja. Këto të fundit mund t’i përdorni për bukurinë e lëkurës, për veshjet, dhe për shumë probleme të ndryshme të përditshme, shkruan Living.

1.Pastron fytyrën  Nëse keni lëkurë të acaruar apo të prirur ndaj akneve, ajo që duhet të bëni është që çdo mbrëmje pasi të pastroni lëkurën të aplikoni bustinat e çajit në zonat e irrituara të lëkurë. Preferohet çaji jeshil.

2. Për sytë e enjtur  Pasi të keni pirë filxhanin e çajit bustinën vedoseni në frigorifer për 20 minuta e më pas vendosini mbi sy. Do të shihni që rrathët e syve do të jenë më pak të dukshëm!

3. Largon erën e keqe të duarve Nëse keni prerë hudhra apo qepë, me thikë, fërkojini gishtat te bustina e çajit dhe era e keqe do të largohet nga duart!

4.Në mënyrë që lulet apo bimët të jeni të lulëzuara gjate gjithë vitit, mos harroni të vendosni një bustinë çaji brenda vazos përpara se të mbillni lulet. Më pas shtoni dheun dhe përbërësit e tjerë.

5.Nese gjatë depilimit priteni, apo pas heqjes së qimeve lëkura është e irrituar përdorni bustinat e çajit për të ndaluar hemorragjinë. Ato gjithashtu kanë veti anti-inflamatore dhe nuk lejojnë që plaga të infektohet.

6.Era e keqe që vjen nga këpucët bëhet e padurueshme gjatë verës, për këtë arsye aromatizoni këpucë dhe balerinat tuaja me bustinat e çajit.

7. Po sikur t’ju proopozojmë një scrub të ri? Ai me vaj ulliri, limon, sheqer kaf dhe përmbajtjen e bustinave do heqë qelizat e vdekura dhe do i japë një pamje të freskët fytyrës suaj.

8.Në qoftë se jeni ekspozuar shumë në diell, mund të hidratoni lëkurën duke përdorur bustina të njomura me qumësht.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top