Shëndetësi
Produkti natyral që në mënyrë magjike i heq shenjat, aknet dhe rrudhat
Një lëkurë e bukur e fytyrës mund të quhet ajo që nuk ka akne, rrudha apo shenja tjera. Pavarësisht se rrudhat shfaqen si pasojë e plakjes, shfaqja e tyre mund të kontrollohet.
Këtë mund ta bëni duke përdorur përbërës natyral që nuk kanë efekte të këqija anësore, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– Një lugë gjelle mjaltë
– Një lugë gjelle lëng limoni
– Gjysmë lugë gjelle kanellë
– Gjysmë lugë gjelle arryëmyshku
Të gjithë përbërësit i përzieni derisa të fitoni një pastë. Pastën e fituar e aplikoni në fytyrë dhe e lini ashtu për maksimumi 30 minuta.
Fytyrën e pastroni me ujë të pastër, dhe pasi ta pastroni përdorni krem për fytyrë.
Efektet e infeksioneve bakteriale do të zvogëlohen me përdorimin e këtij produkti, e veçanërisht sepse kanella është e pasur me veti antimikrobiale.
Gjithashtu, shenjat e akneve do të zhduken me arryëmyshk, ndërsa limoni dhe mjalti me vetitë e tyre antibakteriale do të ndihmojnë në dezinfektimin e fytyrës dhe shërimin e akneve.