Shëndetësi
Receta 5000-vjeçare që kuron sëmundje
Kjo recetë u zbulua nga komisioni i ALECSO-s, i Kombeve të Bashkuara në Ausev, në vitin 1972. E përkthyer pothuajse në të gjitha gjuhët e botës, ekzistenca e saj daton 4000-5000 vjet para erës sonë.
Uthulla e hudhrës ndihmon në mbajtjen larg të arteriosklerozës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare. Ajo mbron enët e gjakut dhe zemrën, kontribuon në tensionin normal të gjakut, duke e mbajtur atë në kufirin e normales, normalizon kufirin e kolesterolit në gjak, mbron muret e enëve të gjakut, pengon formimin e topthave të gjakut dhe ngushtimin e enëve të gjakut, nxit dhe rrit qarkullimin e gjakut në organizëm.
Uthulla e hudhrës është antibakterologjike dhe përdoret kundër herpesve në zorrë, kundër parazitëve, zhduk parazitët në zorrë si tenia, oksiuret dhe askaridet. Ajo forcon tretjen dhe përtërin florën e zorrëve.
Përgatitja e uthullës së hudhrës në shtëpi
Merrni 200 ml uthull molle dhe 200 gram hudhra të qëruara dhe të shtypura dhe i vendosni në një kavanoz prej qelqi që mbyllet mirë me kapak dhe nuk futet ajri, por duke lënë një hapësirë prej 4-5 cm nga kapaku i kavanozit e deri te niveli i uthullës me gjithë hudhër që gjendet brenda në kavanoz.
Dobitë e uthullës së hudhrës
1. Kjo recetë shkrin të gjitha llojet e yndyrave dhe kolesterolin precipitat, përmirëson metabolizmin në trup dhe rrit fleksibilitetin e arterieve dhe venave, duke parandaluar sëmundjet: hipertensionin, infarktin në zemër, trashjen e fibrave të indeve.
2. Përmirëson shikimin dhe mbulon çrregullimet e bebëzës së syrit.
3. Nëse e ndjek rregullisht këtë recetë, rinia e qelizave të trupit përtërihet me më shumë se 10 vite.
4 . Ndihmon në uljen e peshës së trupit.