Connect with us

Receta e bukës më të shëndetshme në botë: parandalon diabetin dhe kolesterolin e lartë

Shëndetësi

Receta e bukës më të shëndetshme në botë: parandalon diabetin dhe kolesterolin e lartë

Receta e bukës që do t’ju paraqesim në këtë postim stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës, mundëson largimin e toksinave dhe mbeturinave nga trupi, ul nivelet e kolesterolit të keq dhe rekomandohet të konsumohet nga personat që vuajnë nga diabeti.

Të gjitha llojet te tjera të bukës dallojnë nga kjo sepse përmbajnë miell me vlerë të ulët biologjike dhe nuk përshtaten me të gjithë organizmat e njeriut. Kjo bukë pa miell është e pasur me proteina, vitamina, aminoacide, yndyrna, karbohidrate dhe minerale. Vetëm përmbajtja e fibrave ushqyese është 20 herë më e lartë se tek buka e përbërë nga mielli i bardhë.

Përbërësit: 300 gr grurë, 100 gr elb, 2 lugë gjelle fara susami, 2 lugë fara lini, 2 lugë fara luledielli, 1 lugë çaji kripë, gjysmë luge çaji maja, 50 ml ujë.

Përgatitja: futeni grurin në një enë dhe mbulojeni me ujë, lëreni të qëndrojë për 3 ditë në ujë, gjatë këtyre 3 ditëve, duhet t’ia ndryshoni ujin grurit. Pas 3 ditëve, kullojeni grurin dhe futeni në blender, gradualisht shtojini nga pak ujë të nxehtë derisa të formohet në masë homogjene.

Më pas shtoni farat e susamit, linit dhe lulediellit. Shtojini edhe 50 ml ujë sëbashku me kripën dhe sodën. Punojeni përzierjen me dorë dhe lëreni të qëndrojë për 30 minuta.

Nuk është nevoja t’i shtoni më shumë ujë sepse gruri në vetvete përmban ujë. Pas 30 minutash, ngroheni sobën në 220 gradë celcius dhe piqeni bukën për rreth 45 minuta. Në furrë fusni disa kube akulli, në mënyrë që furra të lëshojë avull dhe buka do të dalë më e mirë./syri.net/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top