Connect with us

Receta e ditës|Ëmbëlsirë e shpejtë pa pjekje

Shëndetësi

Receta e ditës|Ëmbëlsirë e shpejtë pa pjekje

Ëmbëlsira e cila përgatitet shumë shpejtë dhe nuk ka nevojë të piqet dhe është ideale për të gjitha rastet. Është e mrekullueshme për të gjithë ata që pëlqejnë përbërjen e butë dhe kremoze.

Përbërësit:

500gr krem pluhur (shllag)
6dl ujë mineral nga frigoriferi
300gr biskota të bluara
300gr fruta ose krem banana
3 lugë nutella
200gr krem pluhur
1.5dl ujë mineral

Përgatitja:

Përzieni 500gr krem pluhur me ujin e ftohtë mineral dhe ndajeni në 3 pjesë.
Në pjesën e parë hidhni biskotat e bluara dhe këtë masë vëjeni në një enë apo tepsi derisa të marrë formën e pandispanjës.
Në pjesën e dytë shtoni fruta ose krem banana sipas dëshirës.
Këtë përzierje hidheni mbi pandispanijën.
Në pjesën e tretë shtoni nutellën dhe hidheni sipër pjesës paraprake.
Përzieni 200gr krem pluhur me 1.5 dl ujë mineral dhe mbulojeni tërë ëmbëlsirën me këtë masë.
Lëreni të ftohet në frigorifer dhe pastaj shërbejeni.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top