Që nga kohët e lashta, natyra ka qenë burimi kryesor i mjekësisë për njerëzit. Kjo është arsyeja pse shumë prej tyre nuk i drejtohen farmacive, por përdorin kurat me përbërës natyralë. Avantazhi më i madh qëndron në faktin se janë të lira dhe nuk shkaktojnë dëme në shëndet.

Një pije natyrale e përdorur prej vitesh vjen si një shpëtim  për ju që keni probleme me mbipeshën. Përgatitet me fara chia dhe limon. Ajo ka aftësinë të pastrojë trupin dhe të parandalojë akumulimin e yndyrës. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz në mbarë botën kanë vendosur ta përfshijnë atë në dietën e tyre. Nëse dëshironi ta bëni atë, ne do t’ju tregojmë se si ta përgatisni atë në shtëpinë tuaj.
Secili prej këtyre përbërësve është shumë i mirë dhe i shëndetshëm. Megjithatë, kur i kombinoni sëbashku, rezultati është befasues.

Përbërësit:
1 limon (lëngu)
1 lugë gjelle fara chia
1 lugë gjelle mjaltë
1 ½ gota ujë

Përgatitja:
Zhysni fillimisht farat e chia-s në një enë me ujë për 1 orë. Më pas hidhini në një blender sëbashku me ujin, mjaltin dhe lëngun e limonit. Pijeni çdo ditë në mëngjes këtë përzierje.
Do t’ju ndihmojë në përshpejtimin e metabolizmit dhe do të humbni peshë në mënyrë efektive. Përdoreni për 1 muaj rresht dhe do të peshoni rreth 18 kilogramë më pak.