Shëndetësi
Receta e petullave më të shkrifëta që keni ngrënë ndonjëherë
Janë petullat që çdokush do të donte t’i kishte çdo mëngjes në tryezë. Mësoni sekretin e servirur nga shefat britanikë për rezultatin më të mirë.
Përbërësit:
1 banane
1 vezë
1 gotë miell (rreth 200g)
½ lugë çaji sodë buke
1 gotë qumësht (rreth 300ml)
1 majë lugë çaji kripë
Gjalpë (ose vaj kokosit për skuqje)
Përgatitja:
Qëroni bananen, prejeni në feta dhe shtypeni me një pirun derisa të bëhet një masë pureje. Shtoni miellin, vezën, sodën e bukës, qumështin dhe kripën.
Përziejini mirë, derisa përbërësit të kombinohen plotësisht. Nëse keni kohë, lëreni brumin mënjanë për rreth 1 orë para se ta përdorni.
Vendosni një tigan me gjalpë ose vaj në zjarr. Kur yndyra ka shkrirë, shtoni pak nga brumi i petullave.
Skuqini për rreth 2-3 minuta nga të dyja anët. Mund t’i shërbeni me boronica, feta molle etj.SHIKO VIDEON ME POSHTE PER ME SHUME :