Shëndetësi
Recetë 3-minutëshe për ZBARDHJE natyrale të DHËMBËVE me vetëm NJË PËRBËRËS
Uthulla e mollës përmban acid malik dhe acid acetik. Ajo njihet për një sërë benefitesh shëndetësore që i sjell, e një ndër to është edhe zbardhja e dhëmbëve – veçanërisht nga kafja apo nikotina.
Pra, uthulla e mollës ndihmon në pastrimin dhe zbardhjen e dhëmbëve. Veç kësaj, ajo e freskon gojën dhe e largon erën e keqe të gojës.
Ndër të mirat tjera të uthullës së mollës është edhe kapaciteti i saj për t’i vrarë bakteret dhe për ta zvogëluar malcimin.
Uthullën e mollës mund ta përdorni si pastrues goje. Këtë e bëni duke e shtuar gjysmë lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë. Produktin e futni në një tas xhami dhe në mëngjes e përdorni si pastrues goje.
Pas kësaj, i pastroni dhëmbët me furçë si zakonisht dhe procedurën e përsëritni çdo ditë.