Connect with us

Recetë gjermane nga tre përbërës: Pastron mbylljen e arterieve, ul kolesterinën!

Shëndetësi

Recetë gjermane nga tre përbërës: Pastron mbylljen e arterieve, ul kolesterinën!

Kombinimi i këtyre përbërësve ju ofron imunitetin më të fuqishëm deri tani.

Fjala është për recetën e popullarizuar të një mjeku gjerman, e cila përmban tre  përbërës shumë të shëndetshëm: xhenxhefil, hudhër dhe limon, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 4 limonë me lëvore,
– 4 thelpinj hudhre,
– 2 litra ujë,
– Një copë rrënje xhenxhefili

Përgatitja:

Lajini të gjithë përbërësit, pastaj priteni limonin në pjesë, hiqjani lëvoren hudhrës dhe xhenxhefilit dhe qitni në blender dhe bluani.

Masën e përftuar ngroheni në tigan dhe shtoni ujë derisa të vlojë. Pastaj lëreni të ftohet.

Pasi të ftohet qiteni në shishe qelqi dhe futeni në frigorifer.

Hudhra do të humbë aromën e pakëndshme për shkak të limonit dhe xhenxhefilit, kështu që nuk do të keni nevojë të brengoseni.

Këtë ilaç pini çdo mëngjes në lukth të thatë dhe në mbrëmje dy orë para gjumi.

Para përdorimit tundeni, në mënyrë që xhenxhefili të mos mbetet në fund të shishes.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top