Connect with us

Rreziku që vjen nga qëndrimi ulur, rregullat bazë të pozicionimit përpara kompjuterit

Shëndetësi

Rreziku që vjen nga qëndrimi ulur, rregullat bazë të pozicionimit përpara kompjuterit

Studimet e fundit tregojnë se lumbalgjia është shkaku i parë i mungesës në punë dhe e vuajnë gati 10% e punonjësve. Lumbalgjia apo dhimbja e mesit, është dhimbja ose shqetësimi në pjesën e fundit të shpinës duke filluar nga niveli i brinjëve të fundit deri tek zona glutea, me ose pa vazhdim në pjesën e kofshës.

Është akute kur dhimbja ka më pak se 6 javë që është shfaqur, subakute nga 6 deri në 12 javë dhe kronike nëse ka më shumë se 12 javë. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe akoma më tepër qëndrimi i keq, janë thuajse gjithmonë, shkaktarë të dhimbjeve të mesit, por edhe të shpinës, qafës apo gjymtyrëve.

Studimet më të fundit, dëshmojnë pikërisht këtë. Rrotullimet apo lëvizjet e papritura të shtyllës kurrizore, japin goditjen finale, pasi qëndrimi ulur për kohë të gjatë, ka bërë punën e vet.

Por jo gjithmonë, të paktën në periudhën kohore të përcaktuar nga puna që bëjmë apo profesioni që kemi, është e mundur të zgjedhim sesa orë duhet të qëndrojmë ulur. Ndaj, nëse është e detyrueshme, më e pakta që mund të bëjmë, është të qëndrojmë ulur në mënyrën e duhur.

Rregullat bazë të pozicionimit përpara kompjuterit

» Rregullojeni tryezën e punës në lartësinë e duhur të gjatësisë suaj.

» Shpina duhet të qëndrojë drejt, e mbështetur dhe e puthitur në shpinën e karriges, dhe vithet në fund të saj.

» Plotësoni hapësirën mes mesit dhe shpinores së karriges, me një jastëk.

» Parakrahu i dorës së mausit duhet të qëndrojë i mbështetur mbi tavolinën e punës.

» E krani i kompjuterit duhet të jetë 50-60cm larg dhe pak më poshtë se rrezja e shikimit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top