Shëndetësi
Sa kalori djegë një orë not: Përgjigjia do t’ju nxisë ta vizitoni pishinën çdo ditë
Nëse jeni si shumica e njerëzve gjatë kësaj vere, me siguri se keni menduar sa shumë kalori ju digjen kur shkoni në pishinë.
Noti, pa pikë dyshimi, është mënyrë efektive për t’i djegur kaloritë e tepërta. Veç kësaj, noti është sport ku aktivizohen të gjithë muskujt e trupit, prandaj edhe lëndimet janë më pak të mundshme sepse nuk e mundoni vetëm një muskul gjatë tërë kohës, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, sajti Nutristrategy, përmes disa të dhënave, ka përpiluar një listë me atë se sa kalori i djegin personat e peshave të ndryshme me një orë not:
– Një person që peshon 60 kilogramë i djegë 590 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 413 kalori nëse është duke notuar ngadalë.
– Një person që peshon 70 kilogramë i djegë 704 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 493 kalori nëse është duke notuar ngadalë.
– Një person që peshon 80 kilogramë i djegë 817 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 572 kalori nëse është duke notuar ngadalë.
– Një person që peshon 90 kilogramë i djegë 931 kalori brenda një orenëse është duke notuar shpejt, dhe 651 kalori nëse është duke notuar ngadalë.