Connect with us

Sa zgjat një cikël i shëndetshëm menstrual?

Shëndetësi

Sa zgjat një cikël i shëndetshëm menstrual?

Pa fare gjakderdhje, mpiksje gjaku, pa akne dhe pa ndryshim të disponimit…

Nëse do krahasoja ciklin tim menstrual me diçka, do të ngjante aq e thatë sa shkretëtira e Saharasë.

Isha në moshë 18 vjeçare dhe në agoni të plotë kur gjinekologu më dha një pako pilula të kontrollit për të trajtuar gjakderdhjen e tmerrshme, të rëndë dhe aknet në fytyrë. Infermieret më thonin se gjakderdhja ishte pjesë e femrave dhe se duhej të pranonim efektet anësore të dhimbshme. Kështuqë, më dhanë disa hormone sintetike për të maskuar simptomat – në vend që të trajtoja problemin tim hormonal – dhe pasi që isha në trajtim të pilulave për tri vite me radhë, nuk kisha më menstruacione fare: më ndodhi diçka krejtësisht tjetër që mjekët e konsideronin si normale.

Ajo që nuk ma thanë mjekët ishte dieta ime jo e shëndetshme si adoleshente që mund të ishte përgjegjëse për shumë simptoma. Alisa Vitti, themeluese e qendrës hormonale Flo Living, më vonë më shpjegoi se këto dhimbje dhe neveria e çmendur shkaktoheshin si pasojë e vazovagal apos tresit, një reagim i shkaktuar nga lipidet e prostaglandinave që ndihmojnë në shërimin e dëmtimit të indeve apo infeksionit. Dhe nëse ju konsumoni yndyrnat e gabuara, mund të përfundoni në ngërçe.

Nuk ka absolutisht asnjë arsye që ju të vuani nga cikli juaj menstrual, thekson Vitti, duke shpjeguar se simptomat si gjakderdhja e madhe, dhimbjet dhe ngërçet por edhe aknet janë simptoma vërtetë të shërueshme. Pa marrë parasysh se çfarë problemi keni gjatë ciklit menstrual, ajo mund të trajtohet me ndryshimet e ushqimit.

Ajo që duhet konsideruar në shëndetin e femrave është se mjekët duhet të kenë aftësinë për të dalluar menstruacionet normale dhe abnormale. Mua asnjëherë nuk më është thënë nga mjekët se periodat e mia ishin abnormale dhe të parregullta, që nënkupton se hormonet e mia nuk ishin të balansuara. Dhe sigurisht asnjëherë nuk më thanë për efektet anësore afatgjate të pilulave, siç ishte zbrazja e vitaminave dhe ushqyesve të nevojshëm si magneziumi – gjë që mund të shpjegojë gurët e veshkave që kam fituar vitin e kaluar.

Udhëzues deri në cikël të përsosur menstrual

GJATËSIA: cikli duhet të zgjasë 26-32 ditë.

Gjakderdhja zgjat 4-7 ditë.

NGJYRA: gjakderdhja duhet të ketë ngjyrë të lehtë, nga fillimi i ciklit deri në mbarim, pa mpiksje gjaku.

NDJESHMËRIA: duhet të jeni në gjendje të ndjeni mitrën tuaj aktive me ndjesi të ngrohta apo me dhimbje të lehta.

LËNGJET: pas ciklit, duhet të shihni lëngje cervikale (të qafës së mitrës) në mbathjet tuaja apo gjatë pastrimit.

DISPONIMI: duhet të vëreni një rritje të energjisë gjatë mesit të ciklit si dhe një rritje akoma më të madhe gjatë gjysmës së dytë të ciklit tuaj.

Hormonet sintetike të pilulave gjithashtu çaktivizojnë hormonet natyrore që prodhon sistemi ynë endokrin, përderisa në të njejtën kohë i vë në pension të parakohshëm vezoret. Disa thonë se kjo mund të shkaktojë rrezik për infertilitet tek femrat, edhe pse është kundërshtuar nga studimet tjera të cilët konkludojnë se çdo rënie e pjellorisë është e përkohshme.

Nuk është bërë asnjë studim që tregon sigurinë e femrave në konsumimin e hershëm të këtyre pilulave sintetike, pasi mund të ndalojë zhvillimin e pubertetit në tru. Me rritjen e infertilitetit dhe pas shkaqe të njohura, duhet të mendojmë për adresimin e shkakut rrënjësor të mosbalansimit të hormoneve kundrejt maskimit me pilulë.

Kam pyetur shumë femra duke marrë mendimin se po të kishin një alternativë tjetër a do ta tejkalonin konsumin e pilulave për një shërim sa më natyral, dhe të gjitha ishin pro kësaj. Nëse doni të tejkaloni pilulat, Vitti rekomandon kalimin e sigurisë duke ëprdorur udhëzuesin për rehabilitim të kontrollit të lindjes për të siguruar simptomat si gjakderdhje të rënda. Meqenëse një cikël i shëndetshëm menstrual zgjat katër deri shtatë ditë, me gjakderdhje normale me ngjyrë e kuqe e ndritshme, pa kurrfarë dhimbje dhe akne në fytyrë apo edhe ndryshim të disponimit. Pra, këto janë periodat tona…/femra.net/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top