Connect with us

Shegët shqiptare janë frutat e pasurisë dhe trashëgimisë

Shëndetësi

Shegët shqiptare janë frutat e pasurisë dhe trashëgimisë

Disa fruta kanë aftësinë për të të bërë menjëherë nostalgjikë. Edhe aroma më e lehtë mjafton që të zgjojë kujtime të njerëzve, vendeve dhe kohëve të kaluara. Dhe nga të gjithë produktet, shegët janë ato që na ngjallin edhe më shumë kujtime veçanërisht nga fëmijëria teksa mundoheshim t’i hapnim për t’u mrekulluar me shijen e tyre. Të konsideruara si një nga pemët më të vjetra në botë, shegët përmenden që në dokumentet e para historike. Origjina e tyre është Persia e Lashtë dhe Mesdheu është një nga zonat më pjellore me këtë pemë hyjnore.

Edhe Shqipëria ka një traditë të vjetër të kultivimit të shegëve, por AgroWeb.org ju rikujton se deri para viteve 90 rritja e tyre ishte modeste dhe e kufizuar në pak rrënjë. Shega konsiderohej më tepër një pemë e kopshteve familjare dhe jo një frut masiv tregu. Por vitet e fundit gjithçka po ndryshon. Kërkesa e konsumatorëve vendas dhe e tregut të huaj për shegë është shumëfishuar as sa pema e shegës është kthyer në kulturën më të kultivuar rishtas në disa rajone të vendit. Shegët shqiptare kultivohen më shumë në zonën e Beratit, Përmetit, Vaut të Dejës, por edhe në Delvinë apo Elbasan.

AgroWeb.org vëren se importet janë ende shumë të larta dhe vijnë nga Egjipti, Turqia dhe Greqia. Në rajonin e Mesdheut, kultivimi i shegës konsiderohet si trashëgimi pasurie pasi kërkesa për këtë frut është gjithmonë më e madhe se oferta e tregut. Pema e shegës është jetëgjatë dhe mund të arrijë të jetojë deri në 200 vjet! Por nuk është vetëm jetëgjatësia, ajo që e bën shegën një investim plot sukses. Plot famë gjatë viteve të fundit për shkak të vlerave shëndetësore, frutat e shegës japin një nga lëngjet më të kërkuara në tregjet evropiane. Mjafton të themi se një litër lëng 100% shege tregëtohet jo më pak se 6-7 Euro në tregjet e Greqisë dhe më shumë në Itali. Kjo e shtyu edhe Afrim Duron nga Përmeti të investojë seriozisht tek shegët dhe të mbjellë disa hektarë me këtë frut shumë të kërkuar.

Për AgroWeb.org, ai tregon se plani i tij është që të ngrejë edhe një impjant përpunimi të shegëve dhe të ofrojë lëng organik 100% shege për tregun vendas dhe atë të huaj. ‘Kam vite që merrem me kultivim të pemëve frutore dhe shega vërtet që më ka nderuar’, – tregon ai për AgroWeb. Të dhënat të tjera të mbledhura nga territori shqiptar flasin për shtim serioz të hapësirave të fermave vendase që po kultivojnë me sukses shegën, pemën e parajsës. Tradicionalisht, shega njihet si simbol i shëndetit të mirë. Ajo ka veti antioksidante, antibakteriale dhe kundër radikaleve të lira. Shega është burim i pasur vitaminash, ajo përmban vitaminat A, C dhe E por edhe acid folik. Ky frut ka tre herë më shumë antioksidantë se vera dhe çaji jeshil.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top