Connect with us

Shëroni dhimbjen e kyçeve me lëkurë limoni

Shëndetësi

Shëroni dhimbjen e kyçeve me lëkurë limoni

Limoni është një ndër frutat më të dobishme që përdoret për kurimin e shumë sëmundjeve.

Ai përmban një numër të madh ushqyesish, si magnez, kalcium, kalium, acid folik, fosfor, pektin, biflavonoide, vitaminat B1, A, B6 dhe C.

Kombinimi i vlerave të tilla ushqimore parandalon shumë sëmundje dhe konsumimi i tij në mënyrë të rregullt do të ndihmojë në mirëfunksionimin e mëlçisë, stomakut, zorrëve dhe të gjithë sistemit imunitar.

Për më tepër, limoni shërben edhe si një qetësues shumë i mirë i dhimbjeve të kyçeve, lëkura e tij mban mikrobet larg dhe gjethet e tij trajtojnë temperaturën në mënyrë shumë efektive.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, kur keni të vjella, këshillohet të konsumoni një pije të përgatitur nga lëngu i limonit dhe uji. Kjo pije largon të vjellat dhe qetëson stomakun.

Lëkura e limonit është shumë e mirë për qetësimin e dhimbjeve të vazhdueshme të kyçeve.

Ja mënyra se si mund t’i përgatisni këtë kure:

Vendosni lëkurat e limonit në një kavanoz qelqi dhe më pas shtojini vaj ulliri. Mbylleni kavanozin dhe lëreni ashtu për 2 javë. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, ai do të jetë gati për përdorim. Vajin mund ta aplikoni në vendin ku ndjeni shqetësime dhe lëreni ashtu për një natë.

Grijeni pjesën e verdhë të lëkurës së limonit dhe vendoseni në zonën problematike, lëreni atje për 2 orë. Në mënyrë që kura të ketë sa më shumë efekt, këshillohet që në të dyja metodat e sipërpërmendura të përdoret edhe fasho gjatë vendosjes së masës në vendin ku ndjeni shqetësime.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top