Shëndetësi
Shëroni thembrat e plasaritura vetëm me këtë përzierje
Këmbët janë një ndër pjesët e trupit që tregojnë shumë për personalitetin tuaj. Ndaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme t’u kushtohet vëmendje atyre. Ne shpesh tentojmë të injorojmë këmbët tona dhe rezultatet janë këmbë të thata dhe thembra të plasaritura.
Vaji i livandos është i njohur për vetitë shëruese për shumë sëmundje të lëkurës. Ky vaj esencial shëron poashtu ka veti të fuqishme antibakteriale që trajtojnë në mënyrë efektive infeksionet e lëkurës. Vaji i mentes i bën gishtërinjtë më të çlodhur dhe këmbët e përthithin atë shumë mirë.
Vaji i kokosit rekomandohet si një agjent freskues për lëkurën tuaj. Ai shëron inflamacionet e lëkurës dhe ka efekte shumë qetësuese në trup.
Përbërësit:
1 gotë kripë
1/3 gotë vaj kokosi
10 pika vaj mente esencial
5 pika vaj livando
Udhëzime:
Kombinoni të gjithë përbërësit në një tas qelqi ose qeramike. Merrni rreth 1 lugë gjelle nga kjo përzierje dhe hidheni mbi secilën këmbë. Masazhojini ato ngadalë duke u kushtuar rëndësi të veçantë zonave të thata dhe thembrave të plasaritura. Këtë mund ta bëni pak para se të flini, sepse i qetëson në një masë të madhe këmbët.