Connect with us

Shkatërroni njollat kafe, lythat, shenjat e moshës dhe pikat e zeza tërësisht në mënyrë natyrale

Shëndetësi

Shkatërroni njollat kafe, lythat, shenjat e moshës dhe pikat e zeza tërësisht në mënyrë natyrale

Problemet e lëkurës janë shumë të shpeshta dhe të zakonshme pothuajse te të gjithë. Më të përhapura janë njollat kafe të theksuara, shenjat e lëkurës, poret e bllokuara apo pikat e zeza. Zakonisht të gjitha këto shkaktohen nga çrregullimi hormonal ose ndryshimet në stilin e jetesës. Shumë njerëz përdorin produkte të gatshme për kujdesin ndaj lëkurës. Por, këto produkte përmbajnë kimikate të dëmshme.
Megjithatë, ka trajtime natyrale që mund t’i përdorni dhe të merrni rezultate fantastike. Ato përmirsojnë pamjen dhe zhdukin të gjitha këto probleme.

Njollat kafe
Njollat kafe shfaqen si te të rriturit ashtu edhe te fëmijët. Ato janë grupe qelizash të pigmentuara të lëkurës të quajtura melanocite dhe vijnë si pasojë e ekspozimit në diell ose për shkaqe gjenetike.
Zhdukini ato duke përdorur hudhër, sepse është shumë efektive në trajtimin e tyre. Para se ta aplikoni atë pastrojeni lëkurën me një copë. Shtypni hudhrën mbi njollë dhe mbështilleni me një shirit. Mbajeni atë për rreth 4 orë. Bëjeni këtë procedurë çdo ditë.

Tjetër metodë është kombinimi i vajit të kastorit me sodë buke. Kjo përzierje mund të japë të njëjtat rezultate. Miksojini sëbashku derisa të merrni një pastë dhe apikojeni në lëkurë, në zonat ku keni njolla kafe. Mbulojeni zonën me fashë dhe mbajeni gjatë gjithë natës. Hiqeni fashën në mëngjes dhe shpëlajeni lëkurën me ujë të pastër. Mund ta përsërisni këtë çdo ditë.

Uthulla e mollës poashtu ka veti të eliminojë njollat kafe nga lëkura juaj. Mjafton të zhysni pak pambuk në uthull dhe ta vendosni në zonën ku keni njolla. Mbështillini me fashë dhe mbajini për 8 orë.

Lythat
Lythat shkaktohen nga virusi papilloma njerëzor ose HPV dhe shfaqen në formë gungash të vogla. Ato mund t’i trajtoni në shtëpi shumë thjesht me një lëkurë bananeje. Mjafton t’i fërkoni me të dhe ta përsërisni procedurën për 2 javë rresht. Ato do të zhduken plotësisht.

Mjalti është një tjetër metodë. Aplikoni pak mjaltë në to dhe lërini gjatë natës lidhur me një fashë. Të nesërmen lajini me ujë dhe do të zhduken gradualisht.

Shenjat / koret e lëkurës
Shfaqen si rezultat i fërkimit të lëkurës me lëkurën. Kryesisht ndodhen rreth qafës, gjoksit, sqetullave dhe në qepallat e syve. Uthulla e mollës është një produkt perfekt që i eleminon ato. Zhysni pak pambuk dhe aplikojeni mbi to. Lëreni për aq kohë sa të doni. Brenda pak kohësh ato do të largohen plotësisht.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top