Shëndetësi
Shpëlan bakteret nga goja, eliminon erën e keqe: Këtë recetë ia vlen ta përshkruani!
Krahas shkuarjes së rregullt te dentisti, ka rëndësi edhe higjiena e rregullt.
Era e keqe është vërtet problem i pakëndshëm, me të cilin askush nuk dëshiron të ballafaqohet. Për ta penguar këtë dukuri, rëndësi të veçantë ka larja e dhëmbëve dy herë në ditë, shpëlarja e gojës dhe kujdesi që të mos keni asnjë dhëmb të prishur.
Nëse nuk jeni adhurues i blerjes së produkteve dhe ujit për shpëlarje të gojës, ju rekomandojmë zgjidhjen krejtësisht natyrale, e cila do t’i eliminojë të gjitha bakteret nga goja, do të pastrojë dhe në atë mënyrë do të pengojë shfaqjen e erës së pakëndshme, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
▪ një gotë ujë të vakët
▪ 2 limona
▪ një lugë e vogël mjaltë
▪ gjysmë luge kanellë
Përgatitja:
Përzieni kanellën dhe mjaltin, pastaj në atë përzierje shtrydheni lëngun e limonëve dhe shtoni një gotë ujë.
Të gjitha këto përzieni dhe me të shpëlani gojën, mbajeni pak në gojë dhe pështyjeni.
Do t’ju pëlqejë ndjenja e freskisë në gojë!