Connect with us

Shpëlan bakteret nga goja, eliminon erën e keqe: Këtë recetë ia vlen ta përshkruani!

Shëndetësi

Shpëlan bakteret nga goja, eliminon erën e keqe: Këtë recetë ia vlen ta përshkruani!

Krahas shkuarjes së rregullt te dentisti, ka rëndësi edhe higjiena e rregullt. Era e keqe është vërtet problem i pakëndshëm, me të cilin askush nuk dëshiron të ballafaqohet.

Për ta penguar këtë dukuri, rëndësi të veçantë ka larja e dhëmbëve dy herë në ditë, shpëlarja e gojës dhe kujdesiqë të mos keni asnjë dhëmb të prishur.

Nëse nuk jeni adhurues i blerjes së produkteve dhe ujit për shpëlarje të gojës, ju rekomandojmë zgjidhjen krejtësisht natyrale, e cila do t’i eliminojë të gjitha bakteret nga goja, do të pastrojë dhe në atë mënyrë do të pengojë shfaqjen eerës së pakëndshme, transmeton Telegrafi.

Përbërësit: Një gotë ujë të vakët, 2 limona, një lugë e vogël mjaltë dhe gjysmë luge kanellë.

Përgatitja: Përzieni kanellën dhe mjaltin, pastaj në atë përzierje shtrydheni lëngun e limonëve dhe shtoni një gotë ujë.

Të gjitha këto përzieni dhe me të shpëlani gojën, mbajeni pak në gojë dhe pështyjeni.

Do t’ju pëlqejë ndjenja e freskisë në gojë!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top