Connect with us

Shtypeni hudhrën para se ta hani

Shëndetësi

Shtypeni hudhrën para se ta hani

Me rëndësi është që ta hani të freskët, por nëse dëshironi ta përpunoni termikisht, mos e përpunoni më gjatë se 7-8 minuta.

MJEKËT thonë që çdo ditë do të duhej të hamë dy deri në tre thelpinj hudhre, që të jemi më të shëndetshëm dhe më të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Kaherë është njohur ndikimi e saj kundër inflamacionit dhe forca e “vrasjes” së baktereve dhe kërpudhave.

Mirëpo, e shmangim kryesisht për shkak të erës së fuqishme e cila krijohet për shkak se përmban sulfur, por problemi është që e fusim në organizëm në mënyrë jo të drejtë.

Për t’i shfrytëzuar cilësitë e saj shëruese, është e nevojshme që ta shtypim mirë, përkatësisht ta imtësojmë me lugë.

Vetëm ashtu do t’i nxisim reaksionet e enzimave në të cilat krijohetalicina, bashkim i fuqishëm i cili shëron dhe mbron.

e12150-5

Nëse vetëm e përpini, nuk do të ketë efekt.

Me rëndësi është që hudhrën ta grimconi të freskët, por nëse dëshironi që ta përpunoni termikisht, mos e bëni më gjatë se 7-8 minuta, sepse ndryshe do t’i dobësoni apo plotësisht do të “shkatërroni” efektin e saj shërues.

E vjetër apo e freskët, hudhra është gjithmonë një zgjedhje e mirë. Të dyja llojet përmbajnë kompozime që e zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rregullojnë presionin e gjakut dhe e zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit

Hudhrën është shumë lehtë ta përfshini në dietën tuaj të përditshme për shkak se ajo mund të përdoret si një erëz për sallata, supa, gjella dhe mish.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top