Shëndetësi
Shumë gjëra që nuk i dini për dredhëzat
Të kuqe dhe të bukura, me një formë “zemre” afërsisht, këto janë luleshtrydhet.
Larg anemisë
Luleshtrydhet përmbajnë shumë vitaminë C, mendoni që pesë luleshtrydhe kanë vitaminë C sa një portokall, dhe siç e dimë kjo vitaminë favorizon përthithjen e hekurit, mjaft të nevojshëm për rruazat e kuqe të gjakut dhe për muskujt, shkruan tch.
Lamtumirë peshore
Mikesha të dietës, luleshtrydhet janë të psaura me enzima të afta të aktivizojnë metabolizmin e yndyrnave duke ndihmuar trupin të dobësohet me më pak lodhje. Si të mos mjaftonte, e dini që luleshtrydhet kanë një sasi të madhe fibrash që jo vetëm na ndihmojnë të tresim më shpejt, por ndihmojnë punën e zorrëve, si dhe shtojnë ndjesinë e ngopjes, pra, kontrollin e peshës.
Rinia e bekuar
Luleshtrydhet janë të pasura me magnez dhe kalium duke e renditur direkt në 20 frutat me veti të mëdha antioksidante. Prezenca e antocianinës, pigmenti që u jep luleshtrydheve ngjyrën e kuqe, provokon në fakt një rritje të acidit urik.
Larg atritit
Fenolet janë substanca antiinflamatore. Prandaj konsumimi i luleshtrydheve është shumë i nevojshëm për të lehtësuar simptomat inflamatore për ata që vuajnë nga osteoatriti, asma apo aterosklerozë. Përveç fenolit, kaliumi, vitamina K dhe magnezi që përmbajnë janë mjaft të mira për shëndetin e kockave.
Ndonjë ide si ti konsumoni? Ja disa: të freskëta pa sheqer, apo me limon dhe uthull molle për të stimuluar diurezën, apo në frulator me një tas kos natyral dhe një fletë mente. Pse jo dhe një centrifugë me mollë dhe banane. Të shijshme!