Shëndetësi
Shurupi që çhelmon organizmin dhe shkrin yndyrën rreth barkut
Sa herë që në artikujt tanë flitet për peshën, shumë prej jush nuk ngurojnë të shkojnë para pasqyrës dhe të kontrollojnë trupin e tyre.
Edhe pse jeni përpjekur të ruani peshën e duhur, pa përmendur rastet kur i jeni futur Nutellas me kokë apo keni ngrënë sufllaqe tek fast food-i i lagjes, nuk ia keni dalë mbanë.
Një ndër zonat ku vihet re menjehërë shtimi në peshë është barku, duke i dhënë një formë më të rrumbullakosur se zakonisht dhe duke krijuar pala dhjamore në anësore.
Për këtë arsye Living ju vjen në ndihmë me një recetë që djeg dhjamin, forcon sistemin imunar dhe nxit metabolizmin të shkrijë sa më shumë kalori.
Ajo përmban vitaminë A, vitamina të grupit B, vitaminë C, hekur, magnez, potas, fibra të tretshme në ujë dhe antioksidantë, të gjithë këta përbërës do të nxisin metabolizmin tuaj të punojë më shpejt.
Përbërësit: 3 kokrra limon, 10 rrepka, 1 rrënjë xhinxher (xhenxhefil), 3 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle kanellë e bluar.
Lani fillimisht rrepak dhe pritini sipas dëshirës, gjithmonë duke ruajtur lëkurën,e cila është e pasur me vlera ushqyese. Më pas pritni në feta të mëdha limonin dhe rrënjën e xhinxherit.
Këshillohet të ruhet në frigorifer dhe të konsumoni nga një lugë çaji çdo ditë, të tretur në një gotë uji të vakët. Ky shurup i shëndetshëm duhet përdorur për 15 ditë dhe më pas të bëni një pauzë 1-javore.
Gjatë kësaj kohe duhet të konsumoni sa më shumë ushqime me përmbajtje fibrash, ujë dhe proteinash.
Hani vakte të shpeshta, por në porcione të vogla, pini gati 8 gota ujë në ditë dhe kryeni sa më shumë aktivitet fizik.
Shurupi magjik:
– Çhelmon organizmin dhe heq toksinat rreth zonës së barkut
– Pastron veshkat dhe detoksifikon mëlçinë
– Lehtëson procesin e trejtjes dhe si rrjedhojë vret bakteret.