Shëndetësi
Si ndikojnë dredhëzat në përmirësimin e memories
Shumica e njerëzve nuk e dinë se dredhëzat janë të mahnitshme për përmirësimin e funksionimit të trurit dhe memories. Studime të ndryshme e kanë dëshmuar aftësinë e dredhëzave për të parandaluar dhe përmirësuar dobësimet mendore të cilat shfaqen me plakjen.
Dredhëza është barishtore e cila fillimisht është zbuluar në Kili. Ky frut i vogël me ngjyrë të kuqe është tejet i shëndetshëm, sepse përmban një përbërës të fuqishëm, i cili quhet fiestinë, transmeton Telegrafi.
Çfarë është fisetina?
Fisetina është aromatizues, prezente te mollët, rrushi, qepët dhe kastravecët, por më së shumti te dredhëzat.
Ajo përmban veti antioksiduese, të cilat ndihmojnë në ‘frenimin’ e dëmtimit të qelizave që shkaktohen nga rrezet e lira. Disa studime thonë se dredhëzat janë të afta në parandalimin e Alzejmerit dhe sëmundjeve tjera neurodegjeneruese të cilat ndërlidhjen me plakjen.