Connect with us

Si ndikon agjërimi i Ramazanit në shëndetin tuaj?

Shëndetësi

Si ndikon agjërimi i Ramazanit në shëndetin tuaj?

Myslimanët anembanë botës sot kanë filluar agjërimin i cili do të zgjasë një muaj – që nënkupton se ata do ta kalojnë gjithë Ramazanin pa ushqim dhe ujë për rreth 18 orë në ditë.

Megjithatë, nëse bëhet si duhet – dhe nëse myslimanët i kanë përgatitur mendjet dhe trupat e tyre për këtë muaj – Ramazani mundet, befasisht, të ketë shumë përfitime shëndetësore.

Pavarësisht se mund të ndjeni dehidratim të madh, urth, nervozizëm dhe rënie të koncentrimit – që janë të pritshme – Dr. Razeen Mahroof, një anestezist nga Oksfordi, ka bërë një udhëzues për agjërim të suksesshëm gjatë Ramazanit, transmeton Gazeta Express.

Mahroof thotë se kjo kohë e vitit nuk është gjithmonë mënyra më e mirë për të humbur peshë pasi aspekti shpirtëror është i theksuar më shumë se sa aspekti shëndetësor, megjithatë, shton ai: “Është një mundësi e mirë për të marrë edhe përfitime fizike gjithashtu”.

Një nga keqkuptimet rreth Ramazanit është se të gjithë myslimanët duhet të agjërojnë. Në fakt, ka përjashtime për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe veçanërisht fëmijët.

Kështu, për ata të cilët po agjërojnë këtë vit, këto janë përfitimet shëndetësore që mund t’i fitoni nga agjërimi:

Mund të humbni peshë – me agjërimin që zgjatë nga lindja e diellit e deri në perëndim, energjia e trupit mund të zëvendësohet me dy ushqime në ditë të cilat myslimanët mund t’i kenë. Kjo nënkupton se pesha mund të humbet, muskujt mund të ruhen, nivelet e kolesterolit të bien, të ketë më shumë kontroll ndaj diabetit dhe shtypjes së gjakut.

Përmirësoni shëndetin mendor – vetëm pas pak ditësh agjërim, trupi fillon t’i përshtatet zakonit të ri të ngrënies dhe pirjes. Kështu nivele më të larta të enorfines shfaqen në gjak, duke i bërë agjëruesit më vigjilent, më të lumtur dhe duke iu dhënë një ndjenjë të përgjithshme të një shëndeti më të mirë mendor, transmeton Gazeta Express.

Në përgjithësi, myslimanët të cilët vendosin të agjërojnë duhet të evitojnë ushqimet e fërguara tepër dhe në vend të tyre të përdorin ushqime të ziera, në grill ose të fërguara pak.

Prishja e iftarit me ëmbëlsira dhe me qumësht ose kos është e zakonshme në shumë shtëpi që ofron një rritje më të madhe të energjisë pas ditës së agjërimit. Të pini ujë për rihidratim do të sigurojë që trupi të rivitalizohet, duke reduktuar mbingrënien.

Në përgjithësi, Mahroof thotë se myslimanët duhet të kenë “një dietë të balancuar, në proporcion të duhur me karbohidratet, yndyrnat dhe proteinat”.

Urime Ramazani të gjithë atyre që po e agjërojnë këtë vit!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top