Shëndetësi
Si ta përdorni aspirinën për bukurinë e flokëve dhe lëkurës
Aspirina duket se është medikamenti që nuk mungon në asnjë shtëpi shqiptare dhe të gjithë e kanë përdorur të paktën një herë me raki për të ngrohur muskujt e ftohur !
Për përdorimet e mëposhtme që do t’ju japim ne, me siguri nuk keni patur dijeni, por sapo t’i mësoni do t’i vendosni në zbatim
1. Eleminon zbokthin
Aspirina përmban acid salicilik, një enzimë vërtetë shumë aktive. Ky kimikat mund të ndihmojë në trajtimin e zbokthit duke neutralizuar pH e skalpit të kokës. Ajo që duhet të bëni është të hidhni 2-3 aspirinë të shtypur në shampoo dhe ta aplikoni normalisht. Masazhimi i lëkurës së kokës me shampp dhe kokrriza të aspirinës do të reduktojë inflamacionin e lëkurës
Sërisht është acidi salicilik ai që kontribuon në shëndetin e lëkurës duke eleminuar qelizat e vdekura duke zbehur pamjen e shenjave dhe duke zvogëluar poret. Aplikimi i pastës së aspirinës në fytyrë do parandalojë krijimin e akneve dhe do të eleminojë yndyrën e tepërt nga lëkura.
Pasta e aspirinës kërkon: pesë aspirina të grimcuara dhe një lugë çaji mjaltë. Aplikojeni në lëkurën tuaj dhe lëreni për 10 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.