Shëndetësi
Si të bini në gjumë brenda vetëm një minute?
Nëse keni ankth ose jeni të stresuar para ndonjë ngjarjeje të rëndësishme, rënia në gjumë dhe qëndrimi në gjumë mund të jetë një problem i madh.
Provojeni këtë për t’i qetësuar nervat dhe të bëni pak pushim.
Quhet metoda “4-7-8”. Kjo është ajo çfarë duhet të bëni:
1. Merrni frymë qetë përmes hundës për katër sekonda.
2. Mbajeni frymën për 7 sekonda.
3. Nxirreni frymën ngadalë nga goja për 8 sekonda.
Është me të vërtetë shumë e thjeshtë. Mund të tingëllojë e çuditshme, por me të vërtetë funksionon, transmeton Gazeta Express.
Për efekt më të mirë, mund ta përdorni “ilaçin e gjumit”:
Për të relaksuar mendjen dhe trupin para gjumit, përzieni së bashku:
– ¼ lugë gjelle mjaltë
– 1/8 lugë gjelle kripë deti
– 1 lugë gjelle vaj ulliri
Mund ta hani këtë përzierje ashtu siç është ose mund ta shtoni atë në një gotë me ujë të ngrohtë – efekti do të ishte i njëjtë.