Shëndetësi
Si të eliminoni verdhësinë e dhëmbëve në pak ditë!
Dhëmbët e verdhë e me njolla mund të shkaktohen nga konsumimi i ushqimeve të ndryshme dhe larja jo adekuate e tyre. Zakonet e këqija si pirja e duhanit apo e kafesë mund të jenë gjithashtu aleatët kryesorë të zverdhjes së dhëmbëve. P
Në këtë postim do t’ju paraqesim disa mënyra mjaft efikase që ndihmojnë në reduktimin e këtij problemi që nuk është aspak estetik. Bikarbonat natriumi (sodë buke) dhe lëng limoni: merrni nga një lugë gjelle të secilit përbërës dhe përziejini mirë.
Aplikoni përzierjen në dhëmbë dhe fërkojini dhëmbët me një furçë për 1 minutë (jo më shumë). Përdoreni këtë mënyrë 3 herë në javë. Gjethe dafine: valoni disa gjethe dafine në 200 ml ujë. Lëreni ujin derisa të ftohet dhe më pas shpëlajeni gojën me këtë lëng në mëngjes dhe në darkë.