Shëndetësi
Si të heqim qafe erën e keqe të gojës
Nëse era e keqe e gojës po ju largon nga njerëzit, bëni mirë që të drejtoheni te dentisti për të zbuluar çfarë problemi kanë dhëmbët tuaj, por nëse dhëmbët I keni të shëndetshëm, atëherë duhet të dini se problemi që keni me gojën vjen nga ushqimi.
Për erën e keqe të gojës përgjegjëse janë proteinat e pranishme te ushqimet. Mishi dhe djathi, pasi depozitohen te dhëmbet, transformohen në lëndë të yndyrshme, një substancë me erë të keqe.
Ka edhe ushqime të tjera që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.
Ja kush janë këto ushqime:
Qepët, hudhra dhe preshi – Kur absorbohen në organizëm transformohen në substanca sulfuroze, përgjegjëse për erëra të këqija.
Erëzat orientale – Nëse përdoren shumë, shtojnë problemin.
Duhani – Është një prej shkaqeve kryesore të erës së keqe të gojës, kështu që ata që kanë probleme akute me erën, duhet ta lënë menjëherë.
Mosrespektimi i regjimit ushqimor – Ngrënia e rrallë e vakteve mund të përkeqësojë gjendjen, pasi për shkak të mungesës së kripërave, favorizohet zhvillimi i mikrobeve.
Ja çfarë duhet të përdorni për të mos pasur më erë të keqe të gojës:
Kafja neutralizon gazrat me erë të rëndë që vijnë nga stomaku.
Sherbela e freskët është një zgjidhje e mirë për higjienën orale dhe për të mbajtur nën kontroll erërat e pakëndshme.
Pini shumë ujë për të ndihmuar tretjen e ushqimeve.
Kur jeni jashtë shtëpisë, çamçakëzi me kripëra zinku dhe esenca të çajit jeshil është zgjidhja më e mirë. Ndiqe tekstin e plote ne linkun ne vijim : Nese nuk shfaqet linku shtype reklamen per tekstin e plot