Connect with us

Si të shëroni të çarat në thundër

Shëndetësi

Si të shëroni të çarat në thundër

Arsyet kryesore se pse  shfaqen këto të çara në këmbë janë sepse ju keni lëkurë të thatë ose ecni zbathur. Disa gjendje mjekësore si ekzema janë gjithashtu shkaktarë të dëmit që i shkaktohet këmbëve.

Që të parandalohen këto të çara, mirë është të përdoren këpucë të mbyllura në mënyrë që thundra të mos jetë në kontakt me mjedisin e jashtëm gjatë gjithë kohës. Këshillohet të përdoren atlete të cilat ndihmojnë edhe në  pakësimin e  presionit që u behet këtyre pjesëve të këmbëve. Sigurohuni që këmbët  të jenë gjithë kohës të hidratuara dhe përdorni çorape.

Më poshtë jepen disa kura shtëpiake se si mund të shëroni të çarat në thundër:

Mjalti

Kjo është edhe mënyra më e thjeshtë. Thjesht mjafton të përzieni një filxhan me mjaltë në një legen të mbushur përgjysmë me ujë të ngrohtë. Zhytini këmbët tuaja në ujë për të paktën 20 minuta. Pasi të mbaroni , pastrojini këmbët butësisht. Mjalti ndihmon në shërimin e shpejtë të të çarave për shkak të vetive të tij hidratuese dhe antiseptike. Kjo mund të bëhet disa herë në javë, ose aq shpesh sa ju keni nevojë .

Tërshërë dhe vaj ulliri

Kjo është një maskë e cila fillimisht është përdorur mbi pjesë të djegura të trupit dhe aty i ka  treguar vetitë e saj të mrekullueshme të rigjenerimit të lëkurës dhe shërimit të shpejtë të plagëve. Përzieni 4-5 lugë tërshëre të thërrmuar me pak vaj ulliri deri sa të formohet një pastë. Këtë të fundit vendoseni në pjesën e këmbës. Lëreni kështu për më shumë se 30 minuta. Në fund lajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni  çdo ditë deri sa të vini re përmirësimin e kërkuar.

Banane

Banania njihet si një nga hidratueset më të mira për të qetësuar dhe shëruar lëkurën e thatë. Thjesht shtypeni bananen deri sa të formohet një masë e butë. Këtë përzierje aplikojeni mbi të çarat në këmbë. Lëreni për 15 minuta dhe pastaj lajeni me ujë të vakët. Mund të bëhet çdo ditë derisa këmbët të shërohen.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top