Connect with us

Si të shpëtoni nga lëkura e lëshuar pas dobësimit

Shëndetësi

Si të shpëtoni nga lëkura e lëshuar pas dobësimit

Shpesh pas një ndryshimi të beftë të peshës, lëkura lëshohet për shkak të degradimit të fibrave të kolagjenit dhe elasticitetit, të cilët janë edhe përgjegjëse për tonifikimin e trupit.

Një nga shkaqet kryesore të këtij shqetësimi estetik janë dietat drastike që çojnë në humbjen e peshës në një kohë të shkurtër, pa lejuar që lëkura të përshtatet në mënyrën e duhur me këtë ndryshim. Për të parandaluar këtë problem, ekspertët rekomandojnë të humbisni peshë gradualisht dhe me një plan që përfshin një program të mirë me ushtrime fizike. Nëqoftëse është tepër vonë për të humbur peshë dhe të tonifikoni trupin në të njëjtën kohë, ju mund të ndiqni disa metoda që mund të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së trupit.
Modifiko mënyrën e të ushqyerit

Kjo është këshilla më e rëndësishme për të luftuar lëkurën e lëshuar si dhe të shmangni ndryshimet e vazhdueshme të peshës. Mospasja e një diete të shëndetshme e bën çdo përpjekje për të përmirësuar pamjen fizike joefektive. Në fakt, për të pasur rezultate të mira duhen disa principe ushqyese si dhe eliminimi i ushqimeve që krijojnë akumulimin e yndyrës. Duke marrë ushqime të shëndetshme në yndyrë dhe sheqer të ulët do të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm dhe do të tonifikoni lëkurën.

Ushtrime të lokalizuara
Dobësimi i shpejtë vë në rrezik lëshimin e lëkurës në pjesët e trupit të tilla si barku, kofshët, këmbët dhe krahët. Për të zvogëluar këto pjesë të varura të trupit, një nga mënyrat më efektive është praktikimi i ushtrimeve të lokalizuara, duke vënë në punë çdo pjesë të trupit të prekur nga ky problem.
• Barku: në përgjithësi bëni ushtrimet e zakonshme për barkun, por edhe ushtrime të tjera që janë në kontakt me të.
• Të pasmet dhe këmbët: në përgjithësi, bëhen të njëjta ushtrime si me barkun.
• Krahët: ushtrimet më efektive janë ngritja e peshave ose të atyre që ushtrojnë një forcë të caktuar.
• Fytyra dhe qafa: këto pjesë janë shumë të rëndësishme dhe duan ushtrime si gjithë pjesët e trupit, në këtë rast punoni me gjimnastikën e fytyrës.

Ushtrime të përgjithshme
Për të ruajtur peshën e duhur dhe në të njëjtën kohë të tonifikoni lëkurën është e rëndësishme që të përfshini një rutinë ushtrimesh të përgjithshme të tilla si e ecura 30 minuta në ditë, vrapimi, çiklizmi apo të ecni me qenin tuaj. Të gjitha lëvizjet që përfshijnë një përpjekje fizike, ndihmojmë për të rritur metabolizmin dhe për të parandaluar grumbullimin e yndyrës në pjesët me delikate.
Shmangni ekspozimin ndaj rrezeve ultravjollcë
Dielli ekspozon lëkurën dhe rrezet ultravjollcë e dobësojnë atë, pasi ulin elasticitetin dhe kolagjenin e saj. Ideale do të ishte shmangia e këtij zakoni ose ta mbroni veten duke veshur kapele apo rroba që mbulojnë lëkurën tuaj dhe sigurisht të lyheni me krem dielli.
Pini më shumë ujë
Të pish çdo ditë një sasi të mirë me ujë është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën dhe për të përmirësuar elasticitetin e saj, pasi ai ka aftësinë për t’iu përshtatur ndryshimeve për shkak të dobësimit.
Zbusni lëkurën
Përdorimi i përditshëm i kremrave zbutës është një ndihmë e madhe për të luftuar lëkurën e lëshuar dhe për të përmirësuar tonifikimin e saj në një kohë të shkurtër.
Merrni më shumë proteina
Ushqimet të pasura me proteina dhe të kombinuara me karbohidrate ndihmojnë në rritjen e performancës fizike, duke i dhënë trupit aftësinë për të ruajtur sasi më të madhe të energjisë. Në mesin e ushqimeve të rekomanduara janë:
• Peshku blu
• Pula
• Thjerrëzat
• Soja
• Veza
Pastroni thellë dhe rregullisht lëkurën tuaj
Një nga qëllimet pse bëhet pastrimi ose scrub-i është eliminimi i qelizave të vdekura në lëkurë për të përmirësuar pamjen dhe për të parandaluar njolla të errëta. Ky trajtim është gjithashtu një stimul për qarkullimin, ai ndihmon për ta përmirësuar atë në pak kohë. Ajo që rekomandohet është përgatitja e një përzierje të kripës së trashë me dy lugë vaj kokosi dhe të aplikohet në zonat që do të trajtohen me një masazh të butë./shije.al/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top