Connect with us

Si të stimuloni daljen e qimeve të rritura nën lëkurë

Shëndetësi

Si të stimuloni daljen e qimeve të rritura nën lëkurë

Depilimi i shpeshtë i zonës intime me dyll apo makinë dobëson qimen, pikerisht ajo gjë që duan femrat, por që vjen me jo pak efekte anësore.

Kur qimja nuk ka fuqi të depërtojë përmes lëkurës ajo rritet brenda duke shkaktuar inflamacion të folikulës (pikerisht ajo qe nuk duan femrat). Qimet nën lëkurë mund të jenë të dhimbshme mund të irritohen dhe të infektohen.

Ndonëse mënyra më e mirë për të depiluar qimet në zonën intime është brisku pasi kjo metodë nuk e dobëson qimen duke bërë që të rritet brenda, e dimë që femrat do të zgjidhnin dyllin përpara briskut. Cilado qoftë zgjidhja juaj ajo që duhet të dini është se pas 3 të depiluarash me dyll rekomandohet që qimeve t’I bini me një makinë e cila i pret.

Përpara se të depiloheni lyeni lëkurën me një xhel hidratues dhe bjerini qimeve me brisk në drejtimin që rriten pa shumë presion. Kjo gjë do të forco jë qimet tejet të dobësuara e për pasojë ato do të dalin në sipërfaqe. Kjo metodë aplikohet kur qimet nën lëkurë janë në masë duke përfshirë një zonë të madhe të trupit.

Nëse ajo që arrini të dalloni janë vetëm disa qime nën lëkurë tek tuk ajo që duhet të bëni është të stimuloni daljen e tyre duke eskfoljuar lëkurën.

Mund të bëni kompresa të ngrohta për të zbutur lëkurën ose të bëni një skrab me sodë buke, sheqer ose kripë për të eleminuar lëkurën nga shtresat e vdekura. Asnjëherë mos tentoni t’i nxirrni qimet me gjilpërë pasi mund të infektoni lëkurën.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top