Shëndetësi
Si t’i bëni dhëmbët të bardhë në shtëpi për vetëm 3 minuta me këtë metodë
Të gjithë kanë dëshirë t’i kenë dhëmbët e bardhë. Dhëmbët e bardhë janë ëndërr për shumë njerëz dhe kjo është arsyeja pse shumica shpenzojnë shumë para në trajtime të ndryshme për zbardhimin e tyre.
Por, përveç trajtimeve konvencionale, ka disa trajtime natyrale të cilat janë mjaft të dobishme dhe që nuk kushtojnë.
Një nga këto trajtime është zbardhimi i dhëmbëve me sodë buke dhe lëng limoni. Kombinimi i këtyre përbërësve është shumë i dobishëm.
Kështu mund ta përgatisni dhe ta përdorni kombinimin e këtyre përbërësve të mahnitshëm.
Përbërësit për pastën natyrale:
- – Disa lugë çaji sodë buke
- – Mjaftueshëm lëng limoni ose ujë për të formuar një pastë
- – Një furçë për dhëmbë
Udhëzimet:
Së pari, përzieni sodën me mjaftueshëm lëng të freskët limoni për të bërë pastë. Më pas, fshini dhëmbët tuaj duke përdorur një peshqir letre. Vendosni një sasi të konsiderueshme paste në furçën e dhëmbëve dhe aplikojeni në dhëmbë.
Lëreni për 1 minutë dhe më pas pastrojeni gojën me ujë.